Këtë edicion ka qenë krejt ndryshe nga e kaluara, duke shënuar 22 gola e shërbyer 21 asistë. U desh të vinte në moshën 21-vjeçare që Vinisiusi të tregonte gjithë potencialin e tij (në kombinim me Karim Benzemanë), ndërsa deri vjet nuk kishte shënuar më shumë se 6 rrjeta në vit. Pas këtij “shpërthimi” dhe pasi ndihmoi Realin të fitonte La Ligën dhe Championsin, sulmuesi braziliani do të shpërblehet nga klubi me një kontratë të re. Flitet për 5 vjet marrëveshje me rrogë rreth 12 milionë euro në sezon. Vinisiusi është ende shumë i ri dhe ka mjaft sezone përpara vetes ndaj edhe Reali dëshiron të mos e humbasë, sidomos tani që Mbapeja tha “jo”.
Sfidanti.al