Ikin Bastoni, Perishiç e De Vraj, çfarë Interi do të mbetet për vitin tjetër?!

Natyrisht, klubi do të fitonte 100 milionë euro, dhe padyshim që janë menduar disa alternativa, por gjithsesi kur vjen një largim tresh si ky atëherë tifozët kanë arsye për t’u shqetësuar. Bastoni mund të shkojë tek Man. Junajtidi ose Totenhemi dhe Interi kërkon 60 milionë për kartonin. De Vraj po ashtu mund të ikë dhea im und të sjellë 35 milionë euro apo më shumë. Perishiç shkon tek Totenhemi me parametër zero. Klubi ka menduar mbrojtësin e Torinos, Bremer, një zbulim i madh i sezonit. Po ashtu, mund të synohet njëri prej Açerbit apo Milenkoviçit. Me gjasë, Interi nuk do të humbasë aq shumë, sidomos nëse kthehet edhe Romelu Lukaku.

Sfidanti.al