Vinicius flet për dëmtimin e rëndë

Sulmuesi brazilian Vinicius jr. i është nënshtruar rezonancës magnetike të dielën në mëngjes dhe rezultatet kanë konfirmuar dëmtimin në bicepsin femural. Në këtë mënyrë, lojtari i thotë lamtumirë vitit 2023 dhe pothuajse me siguri do të humbasë Superkupën e Spanjës. Anësori i Realit u detyrua të largohej nga fusha pas gjysmë ore në lojë. Që në momentet e para u kuptua se dëmtimi i Viniciusit nuk ishte i lehtë, gjë që e konfirmoi vetë ai pas ndeshjes ndaj Kolumbisë.

“Mendoj se është i njëjti dëmtim si herën e fundit”, deklaroi ai duke iu referuar problemit në gusht të këtij viti në La Liga kundër Selta Vigos. Në atë rast dëmtimi ishte në këmbën e djathtë, dhe jo në të majtën, si tani. Pas kthimit në Spanjë dhe konfirmimit të dëmtimit ka reaguar dhe vetë lojtari, i cili është shfaqur optimist. “Ishte një dëmtim që nuk duhej për fat të keq. Gjithsesi, do të kthehem edhe më i fortë prej tij”, tha Vinicius.

sfidanti.al