Shqipëria sa gjysma e vlerës së Mbappe

Shqipëria është renditur si skuadra e dytë më pak e shtrenjtë ndër kombëtaret që kanë garantuar një vend në Euro 2024. Në krahasim me vlerat e shprehura në miliona euro të skuadrave të tjera që kanë siguruar kualifikimin, kombëtarja kuqezi shfaqet menjëherë pas ekipit rumun për koston e përgjithshme të lojtarëve, ndërsa Anglia e trajnerit Gareth Southgate qëndron në majë, me një vlerë të vetme që shkon përtej një miliard euro, bashkë me Francën. Kombëtarja shqiptare, e cila arriti të rezervoje biletën për në turneun e madh evropian në edicionin e vitit 2024, tregon se grupi i lojtarëve që kanë kontribuar në kualifikimin nëpërmjet ndeshjeve të Grupit E dhe që priten të përfaqësojnë vendin në këtë ngjarje të madhe sportive, ka një vlerë totale të ngjashme me gjysmën e vlerës së lojtarit të shquar francez Kylian Mbappe.

sfidanti.al