Vershtapen magjik, holandezi korr suksesin e 6-të radhazi

Gjithçka ndodhi siç pritej, Maks Vershtapen është kampion dhe në Çmimin e Madh të Silverstone, duke e regjistuar kështu fitoren e gjashtë radhazi, në një edicion të Formula 1, ku nuk duket të ketë rivalë.

Pas pilotit të Red Bull, në podium u ngjitën dhe dy britanikë, Lando Norris, me McLaren, në vendin e 2-të dhe Luis Hamilton, me Mercedes në vendin e 3-të, duke plotësuar kështu pozicionet e medalistëve, ndërsa për skuderinë Ferrari gjithçka shkoi tmerrësisht keq, me Ccarls Leklerk e Karlo Sainz, që u pozicionuan në vendin e 9-të dhe të 10-të.

Përsa i përket renditjes, Vershtapen vijon të marshojë drejt titullit të tretë kampion në garat e shpejtësisë. 25-vjeçari holandez kryeson kampionatin me 229 pikë, 81 më shumë se Perez i vendit të dytë.

sfidanti.al