Pasi pësoi aksidentin gati fatal, që e la për pothuajse 3 muaj në gjendje kome, tashmë portierin spanjoll i PSG, Serxhio Riko e ka kaluar më të keqen, teksa është rikuperuar mjaft shpejt pas daljes nga koma dhe ditën e sotme ka shpërndarë mesazhin e parë për ndjekësit e tij.
Me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tij në “Instagram”, Riko falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në ditët e tija të vështira, teksa e konsideron veten shumë me fat që shpëtoi.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë treguar dashurinë e tyre në këto ditë të vështira. Unë vazhdoj të punoj për rikuperimin tim i cili përmirësohet dita-ditës. Ndihem shumë me fat, edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti”,- shkruhej në postim.
sfidanti.al