E pabesueshme, por e vërtetë. Zhoao Feliks mund të rikthehet te Benfika, skuadër nga akademia e të cilës u “prodhuar” si lojtar dhe kjo gjë mund të ndodhë që këtë verë, me “fantazistin” portugez, i cili që prej largimit nga “shqiponjat” e Lisbonës nuk po gjen dot formën e tij më të mirë.
Presidenti i Benfica, Rui Kosta ka hartuar një plan për rikthimin e “luzitanit”, teksa do të tentojë huazimin e tij përgjatë gjithë sezonit, vetëm pak ditë para mbylljes së afatit të merkatos së verës. Në krahun tjetër, Benfika është një klub që i përmbush “kërkesat” e Feliks, i cili e sheh ish-klubin e tij, si një “trampolinë” për t’u rikthyer sërish në nivelet e tij më ta larta.
sfidanti.al