Valverde në dilemë: Rakitiçi të largohet, por ai po luan shumë mirë?

Ivan Rakitiçi ka luajtur shumë mirë në  ndeshjet e fundit përgatitore të Barcelonës. Sidoqoftë, trajneri Valverde duhet t’i gjejë një zgjidhje çështjes komplekse lidhur më këtë mesfushor kroat që shumëkush thotë se ndodhet te dera e daljes së “Kamp Nout”. Trajneri nuk ka asnjë arsye që të thotë se ai nuk është i kënaqur nga mesfushori kroat, por sidoqoftë ky i fundit nuk e ka të sigurt vendin e tij në formacionin e parë mbas ardhjes së Frenki De Jongut aq të popullarizuar nga Ajaksi i Amsterdamit.

Rakitiçi, në fakt, sikurse thuhet, ndodhet në listën e transferimeve të Barcelonës dhe kjo e fundit shpreson që të fitojë para të mëdha nga shitja e tij.

“Rakitiçi prej vitesh është një lojtar i rëndësishëm për neve dhe supozohet se ai do të vazhdojë të luajë me Barcelonën edhe në sezonin e ri. Sidoqoftë, unë nuk mund të garantoj 100 për qind se ai do të jetë në formacion. Megjithatë, ne duhet të presim përfundimin e sezonit të transferimeve”, tha Valverde.

Sfidanti.al