Sezoni i transferimeve në Premier Ligë mbaroi, ndërkohë që Mançester Siti siguroi që mesfusha e saj të vazhdoi të jetë e fortë edhe gjatë sezoneve të ardhshëm.
Pjesëtari i përfaqësueses gjermane, Ilkaj Gundogan, një nga beniaminët e Pep Guardiolës, një kohë të gjatë nuk ishte i sigurt, nëse do të duhet ta vazhdonte karrierën e tij në “Etihad” apo të kthehej në Gjermani, por në fund ai vendosi ta vejë firmën te kontrata e re me klubin “qytetar”.
Ky futbollist organizator i shkëlqyer, mbas bisedimeve disamujore me vetë Guardiolën dhe klubin, mori vendim që të luajë edhe katër sezone të tjerë me klubin kampion të Anglisë.
Sfidanti.al