Vellezër në kohë të turbullta, të tillë e kanë cilësuar marrëdhënien e çuditshme mes tyre rumunët dhe serbët. Nuk ka rëndësi Partizan Beograd apo Crvena zvezda, armiq në shtëpi por miq jashtë kufijve sepse për të gjithë në Serbi dhe rumunët e fraksioneve ekstreme janë njerëz të një ideali që në këtë rast është Kosova pa një shtet dhe shqiptarë të dardanisë pa identitet. Diskriminim i pastër, pa asnjë dallim nga parrullat raciste apo homofobe që UEFA i shkul me dhunë nga stadiumet por më shumë se një gjobë dhe disa vendime në dukje ndëshkuese për barbarët rumunë, UEFA dha shembullin e metrit të ndryshëm të gjykimit në raste të tilla kur dhunuesi i identitetit del i pastër nga nga proces që po ë bën pis prej shumë vitesh. E kanë nisur korin kundër Kosovës që 6 apo 7 vite më parë rumunët në zemër të Beogradit dhe e vazhduan këtë në zemër të Prishtinës. “Kosova është Serbi” mjafton që UEFA të mos prishë ekujlibrat duke e bërë shembull qoftë edhe një skuadër që pretendon të kualifikohet në Europian. Tifozët ultras kanë krijuar konflikte politike pothuajse në çdo ndeshje në 4 vitet e fundit dhe gjobat nga UEFA kanë filluar të shtohen dhe muzika nuk ndryshon as këtë herë kur në zemër të Bukureshtit ata jo vetëm shpalosën banerin ofendues por nuk pranuan ta largonin edhe pas lutjes së kapitenit.
Rumania është sanksionuar nga UEFA me 52 mijë euro gjobë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën. Përveç kësaj, në ndeshjen kundër Andorrës, vetëm shikuesit nën moshën 14 vjeç do të kenë akses në tribuna. Nga vjeshta e vitit 2019 e deri më tani, federata rumune ka paguar gjoba prej 473,750 eurosh për shkak të tifozëve ultras. Praktikisht, pothuajse çdo ndeshje e kombëtares rumune përfundonte në analizë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Shumë zhurmë për asgjë. Ndoshta edhe pesha e vtave të tre federatave me drejtues shqiptarë nuk është më aq e rëndë dhe vendimtare për fatet e niveleve drejtuesve të UEFA-s tashmë që janë zgjidhur hallet e mandateve të reja.