U lodhëm, Mesi apo Ronaldo? Kush është stoperi më i mirë në botë…

Legjenda spanjolle e futbollit dhe një nga mbrojtësit më të mirë gjatë 15 viteve të  fundit, Karles Pujol, në përgjigje të një pyetjeje se cili është futbollisti stoper më i mirë në botë, duke qenë se ai e njeh mirë këtë pozicion, në të cilin ka luajtur edhe vetë, vuri në dukje:

“Momentalisht, Zherar Pike është mbrojtësi qëndror më i mirë në botë. Ai ndodhet në një moshë të përkryer dhe fizikisht është në një formë të shkëlqyer. Ai është gjithjnjë shumë inteligjent, por, tani, ai duket edhe më shumë inteligjent në fushë. Po ashtu, Pike është një lider i vërtetë dhe e ka situatën nën kontroll të plotë në fushë, sidomos, në “prapavijë”. Ai ndodhet gjithnjë atje, ku duhet, nuk e humbet kurrë pozicionin e tij, ai di ta lexojë lojën dhe të parashikojë atë që do të ndodhë. Kurrë nuk e humbet kokën”, vuri në dukje Pujoli.

Sfidanti.al