Goli spektakolar i tipit “gërshërë” i Kristiano Ronaldos kundër Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Juventusit nuk la asnjeri indiferent, ai, madje, u duartrokit edhe nga tifozët e Juventusit dhe, më pas, nga i gjithë opinioni publik sportiv. Por, ky futbollist portugez mori një urim edhe nga kampi i kundërshtarit më “të egër”, Barcelona.
Mesfushori i Barçës, pjesëtari i përfaqësueses kroate, Ivan Rakitiç, nuk mund ta fshihte entuziazmin e tij nga goli i Ronaldos… “Të heq kapelën, Ronaldo. Ajo që ke bërë, ishte me të vërtetë e pazakontë dhe fantastike. Mbeta pa fjalë”, vuri në dukje Rakitiçi.
Sfidanti.al