Tuhel kritikon Musialën dhe mbrojtësit e Bajernit!

Tomas Myleri e përkrahu lojtarin e ri ofensiv pas gabimit që bëri, por trajneri bavarez ishte shumë i zemëruar. Tomas Tuhel kritikoi ashpër Xhamal Musialën pas prekjes së topit me dorë që solli penalltinë dhe humbjen ndaj Frajburgut në Kupën e Gjermanisë. Ai nuk la pa qortuar edhe mbrojtësit. “Prekja me dorë ishte krejtësisht e panevojshme, – tha Tuheli, – në atë pozicion është shumë e rrezikshme, nuk mund të kërcesh në atë mënyrë. Po ashtu, në humbëm dy duele me kokë para golit, humbëm edhe topin e parë, të dytë dhe të tretë. Këto janë shumë në minutat e fundit dhe në zonën tonë. Duhet të jemi më të fortë”.

Sfidanti.al