Në të dy rastet ka qenë (dhe mbetet) në stolin e Realit. Flasim për Karlo Ançelotin që arriti një fitore të madhe në Kupën e Mbretit, 4-0, ndaj Barcelonës dhe madje këtë e bëri jashtë fushe. E përditshmja “Marka” bën një krahasim me suksesin e madh që Ançeloti arriti në 2014 kur ishte sërish tek Reali dhe triumfoi 4-0 ndaj Bajernit të Pep Guardiolës, madje në Mynih. Këto janë dy nga fitoret më të mëdha të arritura nga madrilenët ndaj rivalëve të tillë, që të dyja jashtë fushe, dhe ndaj trajnerëve katalanas.
Sfidanti.al