A do të jetë sërish Konte shpëtimi i Çelsit?!

Nën drejtimin e tij u fitua një titull kampion në 2017, me skemën revolucionare për futbollin anglez, 3-4-3. Antonio Konte ende kujtohet me respekt nga një pjesë e madhe e tifozëve të Çelsit edhe pse u largua me sherr në fund të sezonit të dytë. Italiani i ka të zakonshme këto gjëra, por Çelsi po mendon se ndoshta ai mund ta ngrinte lart një skuadër që është e mbushur me talente, por që po vuan për rezultate. Së fundmi, Konte u largua nga Totenhemi, sërish me sherr, ndërsa për stolin e Bluve të Londrës janë në listë edhe Luis Enrike, Nagelsman apo Zidan.

Sfidanti.al