Lampardi kthehet tek Çelsi i tij në pritje të Luis Enrikes!

Nuk dihet se cili do të jetë tekniku u ardhshëm, pra nëse do të jetë spanjolli apo gjermani Julian Nagelsman, apo do të jetë ndonjë tjetër, por një legjendë është kthyer në stolin e Çelsit. Frenk Lampard, ndoshta lojtari më i mirë në historinë e ekipit londinez, do të jetë trajneri kujdestar deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Lampardi ka qenë edhe më parë në stolin e bluve të Londrës, por u shkarkua nga ish-pronari Abramoviç dhe u zëvendësua nga Tomas Tuhel. Ai ka luajtur një numër shumë të madh ndeshjesh dhe ka rekordin e golave në Premier Ligë për mesfushorët.

Sfidanti.al