Juventusi ishte i pari që u godit, ndonëse gjyqet po vazhdojnë. Sidoqoftë, skandali i “plusvalencave” në Itali duket se nuk do të ndalet me kaq dhe dy klube të tjerë të Serisë A janë në “shënjestër”. Mediat shkruajnë për prokurorinë që po heton për Romën dhe për Lacion, sërish për falsifikime kontratash dhe bilanci, dhe bashkë me presidentët Lotito e Fridkin, është në lojë edhe Igli Tare, drejtori sportiv i lacialëve. Duke u bazuar tek historia e Juves, mund të themi se nëse akuzat vërtetohen apo cilësohen të drejta nga gjykata sportive, Tare edhe mund të përjashtohet nga futbolli.
Sfidanti.al