Beteja e “Kamp Nout”, 11 kartonë të verdhë, por për fat jo përjashtime!

Ishte një luftë e vërtetë ajo në gjysmëfinalen e Kupës, ndonëse rezultati nuk la vend për dyshime. Reali fitoi 4-0 në “Kamp Nou” ndj Barcelonës dhe arriti finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa plot 11 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Mjaft nervozizëm dhe përgjegjësi apo faulla taktikë. Ansu Fati, Militao, Balde, Alaba, Arauho, Torres, Karvahal, Erik Garsia, Gavi, Vinisius dhe Sergi Roberto u ndëshkuan nga arbitri, por për fat nuk pati kartonë të kuq.

Sfidanti.al