U desh të vinte El Klasiko i tij i 43-të që ai ta realizonte këtë gjë. Karim Benzema shënoi më në fund 3 gola në fushën e Barcelonës, dhe kështu u bë lojtari i dytë në historinë e Realit që ia del. Në “Kamp Nou”, 3 gola kishte shënuar vetëm legjenda hungareze, Ferenc Pushkash në 1963, pra plot 60 vjet më parë. Ndër lojtarët e tjerë, në “Kamp Nou” ia kanë dalë vetëm Diego Forlan në 2005 dhe Kilian Mbape në 2021 me Realin e Madridit.
Sfidanti.al