Lebroni përballoi dëmtimin, por jo Klipersat, Lejkërsat rrezikojnë plej ofin!

Ylli më i madh i kohës sonë dhe një nga dy më të mëdhenjtë e historisë (në krah të Majkëll Xhordanit), nuk e dinte deri në momentet e fundit nëse mund të luante apo jo. Gjithsesi, Lebron Xhejmsi e bëri detyrën e tij të paktën në shënimin e pikëve duke realizuar 33, duke kapur 8 topa në tabela e duke shërbyer 7 asistë, por sërish mori një vlerësim të dobët, ndërsa Lejkërsat u mundën. Klipersat fituan derbin 125-118, duke forcuar pozitat e tyre në zonën e plej ofit, e duke rrezikuar “Liqenasit” që janë në plej in. Duket se Lebroni nuk ishte shumë mirë në mbrojtje, ndërsa e humbi 6 herë topin.

Sfidanti.al