Tradheti me klas, Nejmari takohet në Brazil me përfaqësues të Realit

Gazet spanjolle “As” njofton se një përfaqësues i Realit të Madridit është takuar dy herë me Nejmarin në Brazil, ndërkohë që edhe legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, është përpjekur ta bindë bashkatdhetarin e tij që të shkojë në “Santiago Bernabe”. Thuhet se presidentit të Realit, Florentino Perez, i është berë fiksim Nejmari dhe ai do që ta sjellë atë në klubin e tij brenda verës së ardhshme. Sipas gazetës së mësipërme, bisedimet përkatëse kanë filluar që para dy muajsh dhe se një përfaqësues i Realit është takuar dy herë me Nejmarin në vilën luksoze të këtij të fundit në Mangaratiba që ndodhet në periferi të Rio de Zhaneiros.

Gazeta e lartpërmendur, e afërt me Realin, thekson se me Nejmarin ka biseduar edhe vetë Ronaldo i “vërtetë” që i ka sugjeruar atij që të shpërngulet në “Santiago Bernabe”.

Kohët e fundit, është shkruar se PSZH-ja kërkon për Nejmarin 300-400 milionë euro, por lajmet më të fundit thonë se “të shenjtët” mund të ndahen me Nejmarin edhe për 260 milionë euro.

Sfidanti.al