Mbas frikës për dëmtimin e Nejmarit që, sidoqoftë, pati një epilog fatlum, përfaqësuesja e Brazilit mori një goditje të re mbas dëmtimit të një ylli tjetër të saj. Fjala është për mbrojtësin e djathtë të PSZH-së, Dani Alvesh, që u dëmtua në finalen e Kupës së Francës.
Ish-futbollisti i Barcelonës u detyrua të largohet nga fusha në min. e 86-të të ndeshjes, për shkak të dëmtimit në gju dhe rezultatet e para të kontrollit mjekësor nuk janë aspak optimistë. Media braziliane vë në dukje se është pothuajse e sigurt se Dani Alvesh nuk do të mund të marrë pjesë në Botërorin e sivjetëm të Rusisë, duke qenë se kurimi i dëmtimit të tij do të kërkojë një kohë të gjatë.
Sfidanti.al