As në Japoni jo: destinacioni i ardhshëm i Iniestës si një.. finte!

Klubi japonez Visel Kobe i përgënjeshtroi spekulimet që e lidhin atë me Andres Iniestën që, tani për tani, luan me Barcelonën. Drejtori sportiv i klubit të Kobes, Acuhiro Miura, vuri në dukje se janë vetëm spekulime pretendimet se presidenti i këtij klubi japonez, Hiroshi Mikitani, i ka ofruar Iniestës një kontratë trevjeçare me një pagesë vjetore prej 30 milionë eurosh.

“Unë jam befasuar, pasi asgjë nga ato që thuhen, nuk janë të vërteta. Që të jem i sinqertë, shuma që përmendet, nuk është reale për mua. Nëse ai do të vinte te neve, kjo do të ishte, me të vërtetë, diçka fantastike, por kjo nuk është reale”, vuri në dukje Miura

Tani, kanë dalë lajme se ka mundësi që Andres Iniesta të shkojë të luajë në Australinë e largët.

Sfidanti.al