Edhe Iniesta “godet” Nejmarin: Jo normal kthimi tek Barça

Ylli brazilian Nejmar ka marrë një goditje nga njëri prej personaliteteve më të mëdhenj të Barcelonës. Andres Iniesta, legjenda që do të largohet në fund të sezonit, e quajti pak “jo normal” një kthim të mundshëm të 25-vjeçarit në “Kamp Nou”. “Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem në skuadër, – u shpreh ai, – por, për mua, do të ishte disi jo normale që ta shoh përsëri tek Barça”.

Iniesta, ndërkaq, ka fjalë të tjera për yllin e ardhshëm që pritet të vijë te katalanasit, Antuan Grizmanin. “Unë e di se Grizmani është një nga sulmuesit më të mirë të botë për momentin, – u shpreh mesfushori, – por, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ndërsa ai mbetet lojtar i Atletikos. Nëse kalon tek Barcelona, do të ishte një lajm i shkëlqyer”.

Sfidanti.al