Fitorja më e madhe e Fergusonit: “ndeshja” fillon..  jashtë reanimacionit!

Trajneri legjendar skocez, ser Aleks Ferguson, doli nga pavioni i kujdesit intensiv, katër ditë mbasi ai iu nënshtura një operacioni në tru pas hemorragjisë që ai pësoi të shtunën e kaluar. Lajmi së ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital tronditi të gjithë botën e futbollit. Fergusoni, për herë të fundit, ishte parë në publik para afro 10 ditësh, kur i uroi mirëseardhjen në “Old Trafford” trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, duke e uruar atë për punën e gjatë 22-vjeçare në këtë klub londinez dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij mbas largimit në fund të këtij sezoni nga ky klub.

Familja e Fergit, 76 vjeç, falendëroi të gjithë ata anekënd botës që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për shërim të shpejtë, por, sidoqoftë, u lut për privatësinë, për të cilën ka nevojë tani Fergusoni.

Sfidanti.al