Totenhemi shpëton Interin, nuk pranon rrogën e kërkuar nga Dibala!

Duket se ishte një provë nga ato që bëhen me synimin “të gjitha ose asgjë”. Paulo Dibala u prish me Juventusin vetëm për arsye financiare, ndërsa kërkoi 10 milionë euro të sigurta rrogë në sezon plus 2 milionë euro shpërblime. Fjala ishte dhe mbetet që ylli argjentinas do të kalojë tek Interi, por ai dhe agjenti i tij e kanë të qartë se paratë nuk e kanë më “shtëpinë” në Serinë A. Për këtë arsye, Dibala provoi të vishte fanelën e Totenhemit për t’u bashkuar me Antonio Konten në një projekt shumë të bukur sportiv. Gjithsesi, sipas mediave angleze, ai kërkoi 280 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë rreth 330 000 euro në javë, apo rreth 17 milionë euro në sezon! Diferenca është e madhe me atë që mund të marrë në Itali, por Spërsat e hodhën poshtë këtë kërkesë. Konte mund ta ketë dashur, por presidenti Levi nuk pranon të shpenzojë kaq shumë. Kjo do të thotë se Interi mund ta bëjë të vetin Dibalën, ndonëse nuk pritet t’i japë më shumë sesa kërkoi tek Juventusi.

Sfidanti.al