Distanca e punës sjell ndarjen edhe të Pikesë me Shakirën

Në raste të tilla thuhet se duhet menduar së pari për fëmijët. Kjo të shkon në mendje edhe kur dëgjon se futbollisti i Barcelonës, Gerard Pike, dhe këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, janë ndarë. Divorci vjen pas 11 vitesh së bashku, ndërsa fryt i lidhjes së tyre ishin dy fëmijët, Milanin dhe Sashën, i pari 9 dhe i dyti 7 vjeç. Shakira lajmëroi ndarjen në rrjetet sociale duke kërkuar mosndërhyrje të mediave në çështjet e familjes pikërisht për të mos shqetësuar fëmijët. Këngëtarja është 45 vjeç, ndërsa Pikera është 35, pra shumë më i ri. Flitet se shkak për ndarjen është mungesa e besnikërisë nga ana e mashkullit, por një gjë është e sigurt, që dy shokët jetonin të ndarë për pjesën më të madhe të kohës për shkak të ngarkesës së punëve të tyre.

Sfidanti.al