Shpresa ekziston, Barcelona i bën ofertë Gavit

Të dyja palët janë shprehur se dëshirojnë të mos ndahen, por kjo do të provohet nga faktet. Deri tani nuk ka marrëveshje për rinovim kontrate mes Barcelonës dhe Gavit, e futbollisti nga Andaluzia edhe mund të zgjedhë të largohet. Sidoqoftë, mediat spanjolle shkruajnë se klubi katalanas i ka bërë një ofertë mesfushorit 17-vjeçar. Nuk thuhet se përsa rrogë bëhet fjalë, edhe pse gjendja financiare e momentit në “Kamp Nou” nuk është shumë e mirë, pavarësisht kontratës së sponsorizimit me kompaninë amerikane, “Spotifaj”. Gavi ka luajtur 47 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 36 si titullar, ndërsa klauzola e transferimit për të është 50 milionë euro në kontratën që vlen deri në 2023.

Sfidanti.al