Polonia gjen Levandovskin e tenisit, Iga Shviontek fiton “Rolan Garosin”

Është e para teniste e vendit të saj që fiton një Grand Slem, dhe flasim për meshkuj e për femra. Iga Shviontek triumfoi në “Rolan Garos” të Parisit me një triumf bindës ndaj 18-vjeçares amerikane, Koko Gauf 2-0 dhe me rezultatin e seteve 6-1 e 6-3 në vetëm 68 minuta. Tenistja 21-vjeçare u bë e më e reja lojtare në histori që arriti në 10 vendet e para të renditjes. Ajo humbi vetëm 1 set në 6 ndeshje, në raundin e katërt ndaj kinezes Çen. Vajza nga Polonia është jo vetëm numri 1 i botës për femrat, por edhe me të vërtetë tenistja më e mirë e planetit për momentin. Me 35 fitore radhazi në turnetë WTA, Shviontek barazoi rekordin për femra të vendosur nga Venus dhe Serena Uilliams. Për momentin, ajo po triumfon vetëm në “Rolan Garos”, ku ka fituar në dy edicione (2020, 2022), ndërsa premton në Australian Open ku sivjet arriti gjysmëfinalet, ndërsa duhet të përmirësohet në Uimbëlldon e US Open ku nuk ka shkuar më larg se raundi i katërt. Në 2020, Shviontek u bë kampionia më e re e një Grand Slemi (19 vjeç) që nga koha e Rafael Nadalit në 2005, dhe kampionia më e re e një Grand Slemi për femra që nga Maria Sharapova në 2004.

Sfidanti.al