Nis “Operacioni Fshesa” tek Paris SG, bien “kokat” e Poçetinos e Leonardos!

Nuk dihet nëse kjo gjë është pasojë e rinovimit pompoz të Kilian Mbapesë, por rëndësi ka që kështu do të ndodhë. Mediat franceze raportojnë se Paris SG do të bëjë lëvizje të rëndësishme këto ditë, me largimin e trajnerit Maurisio Poçetino dhe të drejtorit sportiv, Leonardo. Ky i fundit dihej se nuk kishte raporte të mira me Mbapenë, por nuk mund të thuhet kështu për trajnerin argjentinas, të cilin lojtarët në përgjithësi e duan. Me gjasë, pjesë e paketës sportive për të bindur Mbapenë ka qenë premtimi për të sjellë në stol një trajner specialist për Championsin, siç është Zinedin Zidan. Në rolin e drejtorit sportiv pritet të vijë drejtuesi i njohur dhe shumë i zoti i Monakos, Luis Okampos.

Sfidanti.al