Vdekja e babait i jep fund karrierës së Karlos Tevezit

Ka qenë një futbollist i shkëlqyer për kohën që luajti dhe kjo vazhdoi të paktën deri vjet në qershor. Karlos Tevez fitoi mjaft me Mançester Junajtidin, Mançester Sitin e Juventusin, si dhe veshi fanelën e Boka Juniorsit, por tashmë në moshën 38-vjeçare ka vendosur t’i japë fund me futbollin. Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se nuk mund të vazhdojë të luajë pas vdekjes së babait. i ati kishte qenë një njeri me ndikim të madh tek i biri dhe Karlosi duket se nuk ka më forcë morale për të vazhduar. Ai fitoi 3 tituj në Premier Ligë, 2 Seri A dhe një Champions, përveç trofeve të tjerë në një karrierë të gjatë.

Sfidanti.al