Trajneri Julian Nagelsman nuk deshi të dëgjonte që skuadra e tij nuk e meritoi humbjen me Frankfurtin. “E merituar apo jo, kjo nuk ndryshon gjë, – tha ai, – në fund ne humbëm, dhe unë do të punoj me ekipin vetëm pas shumë ditësh për ndeshjen e rëndësishme ndaj Leverkusenit (17 tetor)”. Në formë shakaje, ai i tha një gazetari se “ti duhet që ta kesh numrin tim”, me siguri për të marrë më vonë një përgjigje që gazetari e kërkoi në atë moment. Sa për Tomas Mylerin, ai ishte “i zemëruar, i inatosur, i dëshpëruar, quajeni si të doni”. “Nëse do të kishim shënuar për 2-1, ndeshja do të kishte shkuar 3-1 apo 4-1, dhe ne atëherë ne do të këndonim për SuperBajernin, – tha Myleri, – por, kështu nuk është SuperBajern”.
Sfidanti.al