Kombëtarja shqiptare do të luajë në 9 e 12 tetor dy ndeshjet e radhës për eleminatoret e Kupës së Botës, dhe këto quhen vendimtare. Në Budapest ndaj Hungarisë dhe në “Elbasan Arena” kundër Polonisë mund të vendoset fati ynë, nëse mund të pretendojmë të shkojmë në plej ofin e Botërorit, pra të dalim në vend të dytë, apo të mos kemi shpresa. Trajneri Reja e di se është momenti për të mos u fshehur dhe i deklaroi hapur synimet.
“Nuk dua të bëj llogari, por do t’i marrim ndeshjet njërën pas tjetrës, – tha italiani, – Për momentin, duhet të mendojmë vetëm për Hungarinë. Gjithsesi, nuk duhet të pësojmë humbje, sepse një humbje e vetme do të na prishte shumë punë. i kemi mundësitë për të arritur vendin e dytë dhe të synojmë kualifikimin në finale. Ideale për në do të ishte që të fitonim 4 pikë në këto dy ndeshje. Ndaj Polonisë na duhet vetëm fitorja”.
Lista e kombëtares
Portierë: Berisha, Strakosha, Selmani; Mbrojtës: Hysaj, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Mihaj, Veseli, Hoxhallari, Dermaku; Mesfushorë: Lenjani, Trashi, Çokaj, Gjasula, Ramadani, Bare, Roshi, Çekiçi, Bajrami; Sulmues: Balaj, Broja, Cikalleshi, Manaj, Uzuni.
Sfidanti.al