Afron ndeshja e Championsit ndaj Salcburgut dhe bavarezët nuk ndihen aspak të qetë. Një skuadër me lojtarë të mëdhenj, dhe me përvojë e me emër të madh, rrezikon shumë përballë “të vegjëlve” austriakë, ndërsa në sfidën e parë jashtë fushe gjithçka përfundoi 1-1. Tomas Myler, njëri nga lojtarët me më shumë eksperiencë dhe ndër më të rëndësishmit, e pranon situatën. “Patëm disa ndeshje të vështira në shkurt, – thotë ai, – Lajpcigu në fillim, pastaj Salcburgu, ku barazimi ishte i mirë. Gjithçka nis nga zero. S’ka nevojë të themi sesa e rëndësishme është ndeshja e Championsit, ne jemi nën një presion të madh, por mua më pëlqen kjo situatë. Synojmë të vazhdojmë përpara dhe të arrijmë fitore të tjera”.
Sfidanti.al