Tjetër forcë në sulm, Çelsi pas talentit të “gjelave”

Një ikën e një tjetër e zëvendëson në mënyrë të menjëhershme. Bëhet fjalë për sulmin e “bluve” të Çelsit, repart, i cili nuk po gjen “qetësi” këtë merkato vere, teksa pas largimit të Aubamejang vetëm 2 ditë më parë, londinezët kanë arritur akordin me një tjetër talent të sulmit.

Bordi i “bluve” ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Montpellier, për të transferuar talentin 20-vjeçar të sulmit, Elje Uahi, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar te francezët, duke shënuar 19 gola e dhuruar 5 asistime në vetëm 33 përballje të regjistruara në Ligeu 1. Sipas raportimeve të mediave, “blutë” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 20-vjeçarit të “gjelave” francezë, megjithatë pritet që Uahi të mos luajë që në sezonin e tij të parë te Çelsit në Premier Ligë, por të huazohet për të fituar më shumë eksperiencë.

 

sfidanti.al