Spektakolare, Kristian Prenga fiton me “knock-out” ndaj kolumbianit

Spektakël premtoi dhe atë dhuroi. Boksieri shqiptar, Kristian Prenga ka arritur mbrëmjen e djeshme, fitoren e 14-të në karrierën e tij si profesionit në këtë disiplinë sportive, me 32-vjeçarin nga Mirdita, që mundi kolumbianin Santander Silgado Gelez.

Fitorja e Prengës ishte e shpejtë dhe e furishme, teksa pas vetëm 70 sekondave lojës, 32-vjeçari arriti të “vinte në gjumë” kundërshtarin, me një goditje potente me të majtën, duke e fituar përballjen me “knock-out”. Prenga siguroi brezin WBO, duke regjistruar një tjetër sukses madhështor dhe tashmë “objektivi”i tij është titulli kampion bote, teksa pritet që shumë shpejt të zhvillojë dhe një ndeshje në Shqipëri, për të gjthë të aspasionuarit e këtij sporti.

 

sfidanti.al