Tjetër “bavarez” për “zikaltërit”, Inter kërkon mesfushorin e Bajern

Pavarësisht se kanë afruar lojtarë në çdo repart të fushës, “zikaltërit” e Inter duket se nuk kanë ndërmend të ndalen në këtë fund merkatoje dhe kërkojnë të bëjnë një transferim të fundit para se të mbyllet zyrtarisht çdo gjë. Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, tekniku Inzaghi nuk është i bindur me performancat e mesfushorit Stefano Sensi e për këtë aryse kërkon një përforcim të ri në mesfushë, i cili pritet të vijë sërish nga “bavarezët” e Bajern Mynih.

Bëhet fjalë për talentin 21-vjeçar të mesfushës, Rajan Gravenberç, i cili sezonin e kaluar pati shumë pak hapësira në formacionin titullar të kampionëve gjermanë e për këtë aryse është duke menduar largimin nga “Allianz Arena”, qoftë dhe në huazim. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë “zikaltërit” e Inter, teksa kujtojmë se deri në këtë fazë të merkatos së verës, nënkampionët e Evropës kanë “rrëmbyer” nga “bavarezët”, portierin Jan Somer dhe mbrojtësin francez, Benxhamin Pavar.

 

sfidanti.al