Gjatë mesditës së kësaj të mërkure, në mediat evropiane qarkulloi lajmi se londinezët e Totenhem kërkonin huazimin e anësorit spanjoll të “katalanasve” të Barcelona, Ansu Fati deri në fundin e sezonit 2023-2024.
Kjo ofertë është pranuar nga vetë lojtari, i cili pavarësisht ofertës së “andaluzianëve” të Sevilla zgjodhi të provonte një “aventurë” të re në kampionatin më të fortë në botë, Premier Ligë. Tanimë e vetmja gjë çka mbetet është arritja e akordit mes dy skuadrave, Totenhem e Barcelona dhe më pas caktimi i datës së kryerjes së testeve mjekësore e më pas firmosja e kontratës me klubin e ri.
sfidanti.al