Tifozët sulmojnë Solskjerin: Shkarkojeni, la Ronaldon në stol!

Për 57 minuta ishte rezervë dhe kjo gjë nuk u pëlqeu mjaft tifozëve. Në rrjetet sociale pati sulme ndaj trajnerit të Mançester Junajtidit, që la në stol Kristiano Ronaldon për ndeshjen e drekës në Premier Ligën angleze. Superylli portugez u aktivizua pas pushimit, duke hyrë në 57’ në vend të Edinson Kavanit, ndërsa “djajtë e kuq” ishin në epërsi falë golit të shënuar nga Antoni Marsial. Në 74’, Taunsend barazoi për Evertonin në “Old Traford”, ndërsa tifozët ishin të acaruar që kur u shpallën formacionet e dy skuadrave. “Pogba e Ronaldo në stol, Marsial, Fred e Mektominai në ekip, e qartë që do të kemi një ekip të mërzitshëm”, ishte një koment. “Ky njeri duhet të jetë trajner i Stouk Sitit, jo i Mançester Junajtid”, – shkruajti një tjetër. “Ole meriton të shkarkohet vetëm sepse uli në stol Ronaldon”, – ishte komenti tjetër.

Sfidanti.al