Nuk është në të vërtetë e tillë, pasi trajnerët janë si macja, shkojnë atje ku ndihen më mirë, por padyshim për Antonio Konten, banesa me ngjyrat zikaltër ishte dhe mbetet e shkëlqyer. Pas sukseseve me Juventusin e Çelsin, dhe pas periudhës krenare me kombëtaren e Italisë, trajneri fitoi titullin në Serinë A me Interin, veçse siç ndodh në kohë krize nuk ka siguri për të ardhmen. Kjo gjë i ka shqetësuar tifozët, që kanë shpërthyer një fushatë të fuqishme në rrjetet sociale duke kërkuar nga klubi që të plotësojë sa më shumë që të ketë mundësi, kërkesat e trajnerit.
“Komandant, kjo është shtëpia jote, – shkruhet nga tifozët, – duhet të qepim yllin e dytë në fanelë (20 tituj e lart), dhe në 2-3 vjet të fitojmë kupën me veshë të mëdhenj (Championsin)”. “Duhet të qendrojë”, “le të ecim përpara syçelët”, “rinovoni menjëherë” janë disa nga kërkesat ultimative. Tifozët, që fillimisht nuk e pëlqenin edhe aq Konten për të kaluarën e tij juventine, e vlerësojnë shumë trajnerin sepse fitoi titullin në një sezon të vështirë, pa asnjë blerje verën e kaluar, dhe me vonesa të rrogave. Kjo flet shumë për karakterin e tij. Pritet të ketë takim mes teknikut dhe presidentit Çang për të dhënë garanci për edicionin e ardhshëm, dhe ndoshta mund të ketë vazhdimësi.
Sfidanti.al