Miqësorja Spanjë-Portugali, me tifozë në shkallët e ‘Wanda Metropolitano’

Me mijëra tifozë do të mund të ndjekin nga shkallët e stadiumin sfidën miqësore mes Spanjës dhe Portugalisë e programuar për t’uzhvilluar në 4 qershor në Wanda Metropolitano në Madrid. Lajmi u konfirmua nga autoritetet e rajonit të Madridit që dhanë OK për të lejuar 22590 shikues në impiant, sa 30% e kapacitetit të tij.

Padyshim që  hyrja e tifozëve në stadium në këtë ndeshje do të shoqërohet me masa sigurie sic është ajo e mbajtjes së detyrueshme të maskës gjatë gjithë kohës. ‘Rruga drejt Evropianit nis në Madrid-shkruante në rrjetin social Tëitter, presidentja e rajonit, Isabel Diaz Ayuso. Ndërsa zëdhënësja e qeverisë qendrore, Maria Jesus Montero than ë një konferencë shtypi se rajoni I Madridit ka përgjegjësinë për të ruajtur sigurinë e eventit për të evituar jo vetëm problemet e brendshme, por edhe prishjen e imazhit ndërkombëtar të Spanjës.

Sfidanti.al