Champions League, finalja do të luhet me 16500 shikues

Do të jenë deri 16500 tifozë në stadiumin Do Dragao të Portos për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve mes Manchester City dhe Chelsea. Autoritetet portugeze lejuan që të hapen dyert e stadiumit për tifozë në masën deri në 33% të kapacitetit.

Lajmi u konfirmua nga UEFA që ka nisur shitjen e biletave të kësaj finaleje. Për këtë ndeshje që fillimisht ishte programuar të luhej në Stamboll, qeveria e futbollit evropian u kishte akorduar nga 6000 bileta secilës prej 2 skuadrave finaliste. Këtyre iu shtohen ftesat tradicionale dhe 1700 bileta për publikun neutral. Hyrja në stadium do të kërkojë provën e një testi negativ për Covid të datave 26, 27, 28 pse 29 maggio 2021  ose rezultatin negativ të një testi të shpejtë. Tifozët që do të udhëtojnë drejt Portugalisë nga jashtë do të duhet të respektojnë edhe masat dhe kërkesat në kufi që do të jenë në fuqi ditën e ndeshjes.

Sfidanti.al