Tifozët e Interit fërkojnë duart që Lukaku do të rrijë të paktën dy vjet!

Kontratën e ka në “Stemford Brixh” dhe për momentin klubi milanez e ka të pamundur të paguajë nja 115 milionë euro, aq sa fitoi nga transferimi i gjigandit belg në Londër. Këtë verë u gjet formula e huazimit kundrejt nja 8-9 milionë eurove, ndërsa vetë Romelu Lukaku pranoi të ulte rrogën gati gjysmë për gjysmë, mjaft që karriera e tij të ringjallej, e duket se kjo formulë do të vazhdojë. Me gjasë, sulmuesi 29-vjeçar do të luajë për Interin edhe në 2023-2024, pasi mediat lajmërojnë se lombardët kanë gjetur një tjetër akord me Çelsin, e ndoshta mund të paguhen edhe 8-9 milionë euro të tjera apo edhe më shumë, pasi ndoshta gjendja financiare e zikaltërve do të jetë më e mirë. Lukaku është nën dietë të rreptë në Itali për t’u kthyer në formën që kishte në 2020-2021 me Antonio Konten kur doli kampion i Serisë A.

Sfidanti.al