“Sirenat” kanë qenë të shumta dhe nga një klub shumë i madh, edhe pse në Bundesligë nuk do ta ketë konkurrencën e Premier Ligës. Gjithsesi, kur ka interesime dhe zëra të tillë, futbollistët sikur ç’ekuilibrohen disi, por kjo nuk po ndodh me Harri Kejnin, edhe pse lajmet mediatike janë që Bajerni mund ta synojë verën e ardhshme. Për momentin, kapiteni i Anglisë duket i përqëndruar tek puna e tij tek Totenhemi për të cilin shënoi 2 gola në miqësoren ndaj Gllazgou Rejnxhërsit, fituar 2-1. Kejni e shpëtoi ekipin e trajnerit Antonio Konte, i cili duket e ka ndihmuar anglezin që të jetë më i qetë. Spërsat këtë sezon do të luftojnë që të hyjnë në zonën Champions, por Konte e di se Kejni do të qendrojë vetëm nëse ekipi fillon të fitojë trofe.
Sfidanti.al