Turi i Francës, danezi Vingegard vulos fitoren finale të Fanelës së Verdhë

Për dy vite radhazi në Alpe dhe në Pirenej ishte “zot” slloveni Tadej Pogaçar, por këtë herë u detyrua të pranojë vendin e dytë. Turi i Francës fitohet nga danezi Jonas Vingegard, sukses që u konfirmua me etapën e parafundit në kronometrin individual. Fitorja ishte e dyfishtë, pasi vendin e parë në kronometrin prej 40.7 km e zuri shoku i skuadrës së danezit, belgu Van Ert, duke e lënë Fanelën e Verdhë 19” prapa. Vingegardi fitoi edhe pak sekonda ndaj Pogaçarit, duke qenë tani në krye me 3’34” mbi yllin nga Sllovenia. Kjo dyshe e re duket se do të dominojë garën më të madhe të çiklizmit në botë për vitet e ardhshme.

Sfidanti.al