Nejmari thotë “dua të qendroj”, por problemi për PSG-në është se nuk ia merr kush!

Nëse do të kishte pasur mundësi të gjente “myshteri”, padyshim që do ta kishte provuar transferimin. Paris SG dihet mirë se e kishte në plan për të larguar Nejmarin, diçka që e nënkuptoi vetë presidenti Al Helaifi në fund të sezonit të kaluar, por problemi është se në “dyqan” nuk po hyn kush. Nga ana tjetër, vetë sulmuesi brazilian ka deklaruar, sipas gjithë të drejtës së tij, se “unë nuk kam në plan të largohen nga PSG-ja, dua të qendroj këtu”. Edhe drejtuesit e klubit e dinë se çfarë dëshiron “Ney”, por për momentin janë të detyruar ta pranojnë në “vathë”. Nejmar u mor për 222 milionë euro nga Barcelona në 2017, dhe ka kontratë afatgjatë në “Parkun e Princave”.

Sfidanti.al