Ti meriton çdo lavdërim Jurgen, por kjo ishte tradhëti për Hansi Flikun!

Gjermania mund të ndihet e kënaqur gjithsesi, sepse çmimin e fitoi një gjerman. Sidoqoftë, që Hansi Flik të mos shpallej trajneri i vitit, kjo nuk mund të ndodhte. Çmimin e fitoi Jurgen Klop, mjeshtri i stolit të Liverpulit për faktin se shpalli kampion skuadrën e tij në Angli pas një pritjeje 30-vjeçare. Dakord, ishte një kulm i madh, por edhe kjo nuk mund të ishte më shumë sesa fitorja e pesëfishtë e Flikut me Bajernin, Champions, Bundesligë, Kupë Gjermanie, Superkupë Europe dhe Superkupë Gjermanie, po ashtu vetëm me fitore në Champions. Gjermania fitoi çmimin e trajnerit, fitoi edhe portierin më të mirë, padyshim Bajernin si skuadra më e mirë, dhe Levandovskin si Lojtari më i mirë, meqë luan për Bajernin. Klubi bavarez tregoi sportivitetin e tij, duke postuar menjëherë urimin për rivalin dhe patriotin: “Përgëzime Jurgen Klop!”

Sfidanti.al