Eduardo Reja i gjeti të dy fituesit e Çmimit të FIFA-s për vitin 2020. Trajneri i Shqipërisë ia dha votën e tij Robert Levandovskit si lojtarit më të mirë të vitit, duke nxjerrë në vend të dytë Kristiano Ronaldon, dhe të tretin Kilian Mbapenë. Në votimin e dytë, Reja vlerësoi si trajnerin më të mirë Jurgen Klopin, duke lënë në vend të dytë Hansi Flikun, ndërsa i treti për të ishte Hulen Lopetegi.
Etrit Berisha, ndërkaq, ia dha votën si trajner, edhe ai Jurgen Klopit, duke nxjerrë në vend të dytë Hansi Flikun dhe pastaj Marselo Bielsën. Kapiteni i Shqipërisë pati vendin e parë ndër lojtarët për Lionel Mesin, pastaj Robert Levandovskin dhe në vend të tretë Kilian Mbapenë.
Sfidanti.al