Tersi Uolves, Junajtid humb sërish dhe mbetet prapa në Champions

Fillimi i mirë është vërtet gjysma e punës, por gjysmës tjetër sërish nuk i dihet. Ole Gunar Solskjerit, kjo pjesë po i qëllon e vështirë, paradoksalisht sapo iu dha ajo që kërkonte (dhe, që besohet se e meritonte), kontratën si trajner me kohë të plotë i Mançester Junajtidit. Në vetëm 17 ditë, skuadra e tij ka pësuar tashmë dy disfata në të njëjtin stadium, atë të Uolvesit, së pari duke u eleminuar nga Kupa, dhe së dyti duke u mposhtur në kampionat.

Kjo do të thotë se shpresat e Junajtidit për të qenë në një nga 4 vendet e para, pra për të shkuar në Champions sezonin e ardhshëm, janë shumë te rrezikuara. “Djajtë e kuq” kanë 61 pikë, me një ndeshje më shumë sesa Totenhemi (61) dhe se Çelsi (60), dhe me të njëjtin numër ndeshjesh si Arsenali, që ka 63 pikë.

E pra, gjithçka nisi mirë për skuadrën e Solskjerit që kaloi në epërsi në minutën e 13-të me anë të skocezit Skot Mektominej. Diogo Zhota barazoi në të 25-ën, ndërsa dalja me të kuqe e Eshli Jangut i prishi shumë punë miqve. Autogoli i Kris Smollingut “i vuri kapakun”, në minutën e 77-të.

Sfidanti.al