Do të thotë se po largohet thuajse gjithë vija e sulmit, dhe do të thotë se bavarezët po përgatiten për të ndryshuar shumë në skuadër. Sadio Mane, Leroi Sane dhe Serzh Gnabri do të transferohen nga Bajerni këtë verë, të paktën kështu shkruajnë mediat bavareze, dhe trajneri Tuhel ka plane krejt të tjera. Flitet për futbollistë shumë të talentuar, nga të cilët Mane u mor nga Liverpuli me krenari verën e kaluar, ndërsa Sane e Gnabri cilësoheshin bazë e Bajernit të së ardhmes.
Sfidanti.al